Jave e parë e Ligës së Parë, spektakël në disa ndeshje

Pas Superligës edhe Liga e Parë e Kosovës ka startuar për sezonin 2024/25.
Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro ka qenë mes Lirisë dhe Trepçës, ku derbi i rivalëve të vjetër i takoi mitrovicasëve që triumfuan me rezultat 1-2.
Fitore në udhëtim të shtunën shënoi edhe Rilindja që mposhti Rahovecin 0-2, derisa Vëllaznimi fitoi ndaj Mitrovicës 0-1.
Trepça ’89 ka mposhtur me rezultat të thellë Istogun 5-1, derisa Drenica ndali tre pikët në shtëpi pasi mundi Besën e Pejës me rezultat minimal 1-0.
Ndeshje interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B të Ligës së Parë.
Favoriti kryesor për inkuadrim në Superligë, Vushtrria është befasuar në udhëtim te Ramiz Sadiku duke luajtur baras 1-1.
Me rezultat identik u mbyll edhe ndeshja KEK-u – Kika.
Fitore para adhuruesve të vet shënuan edhe Prishtina e Re 1-0 ndaj 2 Korrikut si dhe Vjosa që mposhti Flamurtarin 2-1.
E vetmja skuadër që morri tre pikë si udhëtuese ishte Dinamo pasi mposhti 0-2 Fushë Kosovën.
GRUPI A:

GRUPI B:
