75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / k.v

Plumba në kokë, ekzekutim mafioz në stacionin qendror të trenave në Frankfurt

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së martës në stacionin qendror të Frankfurtit, ku një person është qëlluar me plumba në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur në kokë një person tjetër.

Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.

“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies.

Stacioni qendror i Frankfurtit u mbyll plotësisht për 25 minuta pas krimit.