75 Mall Live Search
12:41 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / G T

Napoli arrin marrëveshje me mesfushorin e Brightonit

Skuadra e Napolit është duke bërë një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano – Napoli ka arritur marrëveshje me mesfushorin anglez, Billy Gilmour, shkruan Indeksonline

Gilmor pritet të mbërrijë gjatë kësaj jave në Itali për t’i kryer testet mjekësore.

Transferimi i Gilmourit te Napoli pritet të ndodhë për shifrën prej 17 milionë euro.

Kujtojmë që mesfushori anglez më parë ka qenë pjesë e Chelseat, kurse tani do të jetë nënurdhërat e trajnerit, Antonio Conte./Indeksonline/