“S’ka shanse të largohet”, drejtori i Milanit për Leaon: Ai është i joni 100 për qind!

Rafa Leao ka qenë një prej më të kërkuarit gjatë afatit kalimtar të verës, por ai ka qëndruar me klubin e Milanit.
CEO i klubit, Furlani ka dhënë një intervistë për “El Chiringuito TV” dhe ka thënë se Leao nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro”, shkruan Indeksonline
“Rafa Leao nuk largohet nga Milani këtë verë. Në Barcelonë? Jo, nuk ka shanse, ai nuk largohet nga klubi 100 për qind”.
“Nëse Rafa kërkon të largohet? Jo, ai nuk ka kërkuar.
“Mendoj se mesazhi im është i qartë, jo ai nuk largohet”, u shpreh Furlani.
Kujtojmë që për Leaon ka pasur shumë interesime, duke përfshirë këtu edhe skuadra si Manchester City dhe Barcelona./Indeksonline/
🚨🔴⚫️ AC Milan CEO Furlani: “Rafa Leão will NOT leave AC Milan this summer”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2024
“Barcelona move? No chance. No way. He’s not leaving the club. 100%”.
“If Rafa asks to leave? He’s not gonna ask to leave the club”.
“I think my message is quite clear, no?”, told @elchiringuitotv. pic.twitter.com/9WHPcIkrBk