75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / G T

Pas 10 vjetësh, Parma mposht Milanin në Serie A

Skuadra e Parmas ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Qysh në minutën e dytë, skuadra vendase kaloi në epërsi me anë të Dennis Man, shkruan Indeksonline

Me epërsi minimale 1:0 u mbyll pjesa e parë mes Parmas dhe Milanit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Fonseca barazoi shifrat 1:1 me anë të sulmuesi amerikan, Christian Pulisic.

Por kur u mendua se “Kuqezinjtë” do kërkojnë golin e dytë, ndodhi në anën tjetër. Parma shënoi me anë të Cancellierit për t’ia dhënë fitoren klubit të tij.

Kjo ishte fitorja e parë e Parmas ndaj Milanit pas 10 vjetësh. Kujtojmë që Milan ka grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshje gjatë këtij edicioni./Indeksonline/