Aksident mes dy automjeteve në Drenas, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Këtë për ‘Indeksonline’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.