75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 27 Gusht 2024 / MSH

Cancelo merr rrugën për në Arabinë Saudite

Joao Cancelo ka arritur marrëveshje me ekipin arab, Al Hilal.

Marrëveshja është arritur mes Al Hilal dhe Manchester Cityt, për 25 milionë euro.

Portugezi ka kryer testimet mjekësore dhe është në pritje të nënshkrimit zyrtar të kontratës, raporton gazetari sportiv, Fabrizio Romano.

Ai do të paguhet 15 milionë euro në vit, me marrëveshje deri në vitin 2027.

Ylli i Cityt po shkon në Al Hilal, pas një sezoni si i huazuar te Barcelona./Indeksonline/

Imazhi