75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / G T

Tre futbollistë të tjerë shqiptarë kërkojnë kualifikimin në UEFA Champions League

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit në UEFA Champions League dhe vëmendja më e madhe është te lojtarët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën që luan te Lille, Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha te Dinamo Zagrebi, shkruan Indeksonline

Skuadra nga Kroacia synon të kualifikohet në UEFA Champions League, pasi në ndeshjen e parë mposhti 3:0 ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag.

Nga ana tjetër, Lille e kishte mposhtur në ndeshjen e parë ekipin e Slavia Pragës – madje gol kishte shënuar edhe Edon Zhegrova.

Kujtojmë se mbrëmë skuadra e Sparta Pragës siguroi kualifikimin më tej me katër shqiptarë në ekip, përfshirë: Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin, Qazim Laçin dhe Indrit Tucin./Indeksonline/