75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / MSH

Deri në një orë pritje në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikën kufitare të Merdarit mund të zgjasin 50 minuta deri në një orë.

Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje për gjysmë ore deri në 40 minuta.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare dalja është në kohë.

Teksa kolona në Merdar është 700 metra, te Dheu i Bardhë raportohet të ketë 100 metra kolona.

Përditësimi i fundit për fluksin në pikëkalimet kufitare është bërë sot në orën 07:33.