75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / G T

Pas Cikalleshit edhe Klaus Gjasula pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Mesfushori, Klaus Gjasula është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar në moshën 34-vjeçare.

Aventura e tij e fundit dhe goli i shënuar ndaj Kroacisë në euro 2024 e kanë përmbushur mesfushorin shqiptar, shkruan Indeksonline

Faqja zyrtare e FSHF-së e ka bërë të ditur se Gjasula tashmë është pensionuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

“Klaus Gjasula, pas Euron- 2024, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja dhe FSHF-ja e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit