75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

“S’bëjmë më transferime”, drejtori i Bayernit shuan shpresat e tifozëve: Mund vetëm te kemi largime!

Skuadra e Bayern Munchenit e ka mbyllur me transferime gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, gjatë një prononcimi të shkurt tha se skuadra e tij nuk do bëjë më transferime, shkruan Indeksonline

Kjo deklaratë i ka nervikosuar tifozët “bavarez” pasi prisnin një lëvizje të mundshme të mbrojtësit të Bayer Leverkusen, Jonathan Tah.

“Nuk do të ketë më nënshkrime të reja. Ndoshta do të ketë vetëm largime, një lojtar, kaq”, u shpreh Eberl

Skuadra nga Bundesliga bëri disa lëvizje interesante gjatë merkatos, duke firmosur me lojtarët nga Premier League, si: Joao Palhinha dhe Michael Olise./Indeksonline/