75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 30 Gusht 2024 / S Z

Çerkini: Jemi shumë të zhgënjyer me institucionet vendore, veçmas me ato ndërkombëtare

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, ka deklaruar se si familjarë janë të zhgënjyer dhe të pakënaqur me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për mospunën e tyre në zbardhjen e çështjes së të pagjeturve.

Çerkini, ka thënë se për ta është e pa pakuptueshme se si për 25 vjet, nuk kanë mundur të gjenin gjuhë të përbashkët për këtë çështje.

“Ne si familjarë jemi shumë të zhgënjyer dhe jo të kënaqur me institucionet vendore, sidomos me ato ndërkombëtare sepse fajin e ka Brukseli që ndërkombëtaret nuk e japin një urdhër që ata që e dinë të na tregojnë ku janë më të dashurit tonë. Nuk e di si munden që 25 vjet të mos gjejnë gjuhë të përbashkët për zbardhjene fatit të të pagjeturve, në këto treva kur dihen në cdo cep kush, kur, ku është marrë apo kanë shkuar edhe 600 kilometra larg Kosovës”, ka deklaruar Qerkini para mediave.

Ndryshe, më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Viktimave të Zhdukura me Forcë.

Mbi, 1.600 persona konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo ditë, të premten, është shënuar me disa aktivitete nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur./teve1/