75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Era e fortë në Vlorë, pezullohet për 24 orë lundrimi

Moti i keq ka pezulluar për 24 orë lundrimin në Portin e Vlorës.

Për shkak të dallgëve dhe erës që arrinte deri në 15 m/s nuk është nisur nga Italia për në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindizi

Ndërkohë kapiteneria ka njoftuar se moti i keq do të vijojë edhe në orët në vijim. Për këtë arsye të gjitha anijet dhe peshkarexhat janë njoftuar që të ankorohen.

Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Portin e Durrësit.