75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / mp

Ballkani zyrtarizon largimin e Ilir Dajës, tregon arsyet

Ballkani ka njoftuar largimin e Ilir Dajës.

Në komunikatë thuhet se Daja ka konsideruat se nuk ka çfarë më të japë për klubin.

“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të japë për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëjë zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/