75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 03 Shtator 2024 / L K

6759 gjoba për kundërvajtje në Komunën e Ferizajt vetëm gjatë muajit gusht

Gjatë muajit gusht-2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6759 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 61 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentëshoferit.


Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:


– Tejkalim i shpejtësisë, 2084 gjoba

– Parking i parregullt , 1193 gjoba

– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 713  gjoba

– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 203  gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 142 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 107  gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 104 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 24 gjoba

– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba,

– Të tjera, 2185 gjoba