75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / G T

Ish-futbollisti shqiptar, Blerim Rrustemi për Granit Xhakën: Është më i miri, u gëzua shumë kur u nominua!

Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës dje gjatë ditës mori lajmin më të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Xhaka u nominua për çmimin individual më të rëndësishëm për futbollin, ai i Ballon d’Or, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste për Indeksonlinen, shoku i tij i ngushtë dhe ish-lojtari Blerim Rrustemi tregoi se Xhaka meriton çdo respekt për atë që ka bërë si me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës.

“Graniti është gëzu shumë, ne jemi në kontakt të përditshëm dhe flasim sa i përket futbollit dhe gjërave tjera.

“Granit Xhaka është tepër i rëndësishëm, si te Leverkusen ashtu edhe te Kombëtarja, është çelsi kryesor i raportit me mbrojtjen dhe sulmit, me kualitetin e tij dhe eksperiencën e tij. E ka pasur gjithmonë kualitetin, por mosha e bën të vetën për të qenë lider asbolut dhe çelsi kryesor i mesfushës – si te ekipi, si te Zvicra”, u shpreh Rrustemi për Indeksonline

Eric Njiru on X: "Granit Xhaka never touched Ballon d'Or levels while  playing for Arsenal. Might be the biggest upgrade in the 21st century  https://t.co/shuQHJEluo" / X

Sa janë gjasat që Xhaka të zë një vend sa më lartë në “Topin e Artë”:

“Varet edhe nga ekipi sigurisht, se cfarë suksesi. Nëse do ta fitonte Europa Leaguen, mendoj se Graniti do të ishte i pari ose i dyti si mesfushori më i miri për Topin e Artë

“Tash varët se kush cfarë ka fituar me ekipin. Ai e ka fituar ligën e Gjermanisë dhe Kupën – por sa ka vlerë kjo.

A do ishte surprizë nëse e fiton “Topin e artë”?

“Nuk do ishte surprizë nëse e fiton këtë çmim individual, sepse vërtetë e meriton.

“A është Graniti më i miri, prapë them që është më i miri për mesfushë. Dhe me gjithë meritë është aty.

“Është shqiptari i parë që ka arritur të nominohet për Topin e Artë dhe sigurisht që jemi të gëzuar të gjithë populli shqiptar. I uroj suksese dhe mendoj se Graniti do jetë i dyti për mesfushë”, vazhdoi tutje ish-lojtari shqiptar

Kujtojmë që Granit Xhaka që pas largimit nga Arsenali, arriti të korrte sukses të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligan pa pasur asnjë humbje./Indeksonline/