Dëshpëron Kampioni i Evropës, Spanja barazon me Serbinë

Spanja nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë kundër Serbisë, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në ”Stadion Rajko Mitić” në Beograd, rezultati përfundimtar ishte 0-0, shkruan IndeksOnline.
”Furia e kuqe” e cila muaj më parë u shpall kampion i Evropës, dëshpëroi sonte me paraqitje kundër Serbisë.
Spanja e dominoi ndeshjen, por nuk arriti të shënonte gol./IndeksOnline/