Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Deçan

Një i dyshuar është arrestuar të hënën për therje me thikë në Deçan.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari të dielën pasi ka therur me thikë një person kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se më 08.09.2024 rreth orës 22:35, Stacioni policor në Deçan, është njoftuar së në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjet të mprehtë – thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, më 9 shtator, dhe pas një pune intensive Stacioni policor në Deçan ka arritur ta identifikonte vendndodhjen e tij dhe ta arrestonte të dyshuarin.