Aksident i rëndë në hyrje të Kaçanikut
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në hyrje të Kaçanikut.
Sipas një lexuesi të Indeksonline, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca, por nuk dihet për gjendjen e të lënduarve.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tani është duke u marrë me rastin./Indeksonline/