75 Mall Live Search
12:04 / E Martë, 10 Shtator 2024 / L K

Frikë te Arsenali, kapiteni niset për në Londër me paterica

Martin Odegaard ka pësuar lëndim shqetësues në ndeshjen ndaj Austrisë. Kapiteni i Arsenalit u detyrua ta braktisë ndeshjen për shkak se kishte përdredhur kyçin e këmbës.

Odegaard është parë sot duke marrë rrugë për në Londër me paterica.

Ky lëndim i tij vjen para vikendit kur Arsenali do të luaj derbin lokal ndaj Tottenhamit.

Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të parë shkallën e lëndimit, por dyshimet e para janë se ai do të jetë disa javë jashtë fushave./Indeksonline/