Kamioni aksidentohet me veturën, një person i shtrirë skaj rruge (Pamje)

Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar mes vete mëngjesin e sotëm.
Indeksonline raporton se aksidenti ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Një person raportohet të ketë pësuar lëndime të rënda trupore, teksa një tjetër mundohet ta këndellë, skaj rrugës.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.