“Toki” publikon një video, kështu festuan fitoren ndaj Izraelit lojtarët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani fituan me rezultat 1:0, shkruan Indeksonline
Vendimtar për këtë takim ishte goli i shënuar nga Milot Abdyli në minutën e 11-të. Ai realizoi nga një gjuajtje e fuqishme nga distanca, që befasoi portierin izraelit Niv Eliasi.
Trajneri i grupmoshave të reja, Afrim Tovërlani i njohur si “Toki” në futbollin kosovar ka publikuar një video ku shihen lojtarët e tij duke festuar në dhomat e zhveshjes.
Pamje: