Ishte afër largimit gjatë verës, Lunin arrin marrëveshje me Realin për rinovimin e kontratës

Andriy Lunin ka zgjidhur mosmarrëveshjet me Real Madridin.
Portieri ukrianas ishte afër largimit nga Kampioni spanoll dhe Evropian gjatë afatit kalimtar veror, por tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton ‘Marca’, Lunin do të jetë pjesë e klubit mbretër deri në qershor të vitit 2028.
Zyrtarizimi pritet të bëhet në javën e ardhshme./IndeksOnline/