75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

Kurti viziton, për ngushëllime, familjen e doktorit Dalip Limani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Limani, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Dalip Limani.

Gjatë vizitës te familja Limani, kryeministri shprehu ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të dr. Dalip Limanit, për të cilin kryeministri tha se e karakterizonte aftësia dhe zotësia e tij profesionale, si dhe mirësia e njerëzia sociale.

Shënimi i kryeministrit Kurti në Librin e Zisë:

Doktor Dalipi ishte kirurg brilant, patriot i madh dhe njeri i mirë. Aftësia e zotësia e tij profesionale dhe mirësia dhe njerëzia sociale me të gjithë janë kontribut fort i vlefshëm për popullin tonë. E kam njohur dhe më ka dashur qysh si fëmijë e unë s’do ta harroj kurrë.

Me pikëllim dhe admirim,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës.