Raphinha zgjidhet lojtari më i mirë i muajit gusht në La Liga

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit gusht në La Liga.
Braziliani e mbylli muajin gusht me tre gola dhe dy asistime, shkruan IndeksOnline.
Raphinha shënoi hat-trick në fitoren 7-0 ndaj Valladolidit duke kontribuar edhe me një asist.
Po ashtu braziliani shënoi gol dhe asist në fitoren 2-1 ndaj Rayo Vallecanos.
Barcelona pati një fillim sezoni fantastik, ku gjatë muajit gusht ka shënuar katër fitore, në po aq ndeshje të zhvilluara./IndeksOnline/