Xhaka lider i Leverkusenit kundër Hoffenheimit

Granit Xhaka është rikthyer te Bayer Leverkusen pas paraqitjes me Zvicrën në Ligën e Kombeve.
Futbollisti kosovar i cili ka besim të plotë nga trajneri Xavi Alonso, është lider i skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Hoffenheimit, shkruan IndeksOnline.
Leverkusen do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas humbjes nga Leipzigu.
Xhaka e ka nisur mirë sezonin, duke shënuar një gol në dy ndeshjet e para./IndeksOnline/
