Asesi të mbushemi mend, “krisë” boksi edhe te grupmoshat e reja në futbollin kosovar

Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit në grupmoshat e reja U19.
Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet se lojtarët e dy skuadrave u rrahen mes vete, shkruan Indeksonline
Siç raportohet për shkak të kësaj rrahje, ka lojtarë që kanë përfunduar në spital.
Në këtë video, shihet se si një lojtar i Gjilanit e nisi këtë sherr masiv, duke goditur nga mbrapa me boks një futbollist të skuadrës nga Fushë Kosova.
Ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur këto ditë në futbollin kosovar.
Pamje: