75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 17 Shtator 2024 / k.v

Dyshohet për grabitje/ Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të identifikuar personin në foto

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.