Von der Leyen mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka organizuar një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar agjendat e reformave, që janë parakusht për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.
Nga Kosova mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në këtë drekë pune, shtetet e rajonit janë përfaqësuar nga kryeministrat, pos Serbisë e cila u përfaqësua nga presidenti.
“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Për këtë ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin” shkroi von der Leyen në “X”.
Today I received the leaders of the six Western Balkan partners.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 19, 2024
All six countries belong in Europe.
This is what we are working on.
In parallel, we are bringing their economies and markets closer to ours with our €6 billion Growth Plan for the region. pic.twitter.com/FDk7fPeXLc