Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ahengje, vetëm gjatë muajit gusht, Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 armë, 827 municione si edhe ka arrestuar 70 persona. Ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime.
“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në njoftim po ashtu thuhet se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive, që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri./Indeksonline/