Perishiq refuzoi Ajaxin, shkoi te rivali i tyre: Nuk arritëm marrëveshje!

Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perishiq u bë me skuadër të re gjatë këtyre ditëve.
Perishiq firmosi me klubin nga Holanda, PSV-ja, shkruan Indeksonline
Gjatë një interviste, ish-lojtari i Tottenham dhe Interit tha se ishte afër të firmoste me rivalin e PSV-së, Ajaxin – por një marrëveshje e tillë nuk u arrit.
“Ajaxi kishte pyetur për situatën time, ishte para 10 ditëve… por ne nuk arritëm asnjë marrëveshje.
“Tani jam këtu në PSV dhe është një vend i mrekullueshëm. E di se çfarë do trajneri nga unë”, u shpreh Perishiq
Kujtojmë që lojtari kroat u largua nga Hajduku i Splitit për shkak se kjo e fundit kishte probleme të mëdha financiare./Indeksonline/
🔴⚪️ Ivan Perisić reveals: “Ajax asked for informations about my situation, it was 10 days ago… but we didn’t reach an agreement”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 20, 2024
“I’m here at PSV Eindhoven now, it’s the perfect place for me. I know what the manager wants”. pic.twitter.com/pUNlU8eP9m