H&M bën hapin e radhës për të përmirësuar imazhin pas polemikave për racizëm
Në prag të polemikave të tyre të fundit, marka e njohur H&M ka marrë vendim për të punësuar një lider të diversitetit-me shpresën se masa do të mbajë kompaninë larg akuzave të mëtejshme të racizmit.
Duke njoftuar për vendimin e tyre në Facebook, gjiganti i shitjes me pakicë këmbënguli që masa duhet të provojë angazhimin e tyre për të trajtuar diversitetin dhe përfshirën është e vërtetë.
Në të njëjtin post, kompania përsëriti se incidenti i kohëve të fundit ishte krejtësisht i paqëllimtë por që i bëri ata të vetdijshëm për ndikim e tyre si markë, transmeton Indeksonline.
Ata shkruajtën se incidenti i fundit tregon një mënyrë të qartë se sa e madhe është përgjegjësia e brendit si një markë globale.
Veshja me shkrimin “Majmuni më i mirë në xhungël’ nxiti reagime të shumta në gjithë botën teksa në Afrikën e jugut një dyqan u shkatërrua në tërësi.
Por pas të gjithave, shumë nga komentet kanë treguar se klientët e H&M nuk janë të gatshëm të falin ose të harrojnë./Indeksonline/