75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 20 Shtator 2024 / Gj. Sh

Fitore bindëse e Prishtinës ndaj Dukagjinit, merr kreun e tabelës

Skuadra e Prishtinës i është rikthyer fitoreve, deh kanë marr përkohësisht kreun e tabelës.

Bardhekaltërit, në ndeshjen e javës së gjashtë, e cila u zhvillua në ”Kampin Nacional në Hajvali”, e mposhtën skuadrën e Dukagjinit, me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.

Prishtina e mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0, me një autogol nga Ilir Syla, në minutën e 20-të.

Albin Krasniqi dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Rigon Llugiqi, në minutën e 69-të.

Prishtina tashmë ëhtë lidere e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, Suhareka e Malisheva.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë./IndeksOnline/