75 Mall Live Search
22:45 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / MSH

Gërvalla takohet me homologën nga Eswatini: Rritja e bashkëpunimit ndërshtetëror, prioritet kryesor

Në margjinat e takimit të grave ministre të Punëve të Jashtme në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu.

Takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Eswatinit, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

Ministret diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë.

“Forcimi i lidhjeve me Eswatinin tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të promovuar pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e MPJD-së.