Katër vetura aksidentohen në një aksident të hershëm në Vragoli

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Vragoli. Katër vetura janë dëmtuar si pasojë e një aksidentit zinxhiror.
Dy persona kanë pësuar lëndime më të lehta.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjatë në ditën e parë të javës./Indeksonline/