Reperët që po “çmendin” instagramin me trupa muskulozë

Reperët shqiptarë përveç krijimit të hiteve kujdesën që të shfaqen në top formë.
Paraqitjet e tyre në rrjetet sociale kanë bërë që të bëjnë për vetë numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.
Ne kemi listuar disa nga reperët më IN të cilët po “çmendin” instagramin me pozat e tyre.
Nisim nga ikona e hip-hopit Ledri Vula i cili gëzon një fizik të përsosur. Reperi i kushton rëndësi të veçantë secilës paraqitje duke u shfaqur në top formë dhe tejet muskulozë. Sigurisht këto linja ka arritur t’i perfeksionizojë me anë të fitnesit.

Edhe Getoar Selimi po arrin të jetë në top formë. Postimet në rrjetet sociale janë të shpeshta nga ai i cili mahnit ndjekësit.

Edhe Capital T i kushton rëndësi të veçantë paraqitjes fizike. Madje ai shpesh-herë ka folur edhe për dieta që I konsumon për të qenë sa më ‘Fit”.

Për fund, edhe Noizy po vazhdon të komentohet për linjat trupore. Ai kalon kohë në fitnes prej nga ka arritur që akoma të pëlqehet dhe admirohet për këto paraqitje seksi./Indeksonline/
