Kurti kujton Afrim Bunjakun: Kurrë nuk e harrojmë sakrificën e heroit që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin e renë, Afrin Bunjaku, në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.
Kurti tha se kurrë nuk e harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Mes vendimeve të tjera:
-Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
-Aprovuam katër rregullore:
•Rregulloren për vlerësimin e rezultateve në punë;
•Rregulloren për procedurat e konkurrimit për nëpunësit teknikë dhe mbështetës;
•Rregullore për pezullimin nga marrëdhënia e punës;
•Rregullore për përfundimin e marrëdhënies së punës në shërbimin civil.
-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe drejtorin ekzekutiv në agjencinë për menaxhimin e emergjencave.