Alaves “ia ngre” vetullën Ancelottit, shokon RMA-në me dy gola të shpejtë

Fitorën e patën të garantuar!
3:0 po dominonin “Mbretërit” në mes të “Santiago Bernabeu-t”, kur Alaves shënoi dy gola të shpejtë.
Në ndeshjen e vlefshme për La Liga, Real Madrid shkoi në pushim të pjesës së parë me dy gola, një të Vazquez (1′) e një të Mbappe-s (40′), shkruan IndeksOnline.
Madrilenët trefishuan epërsinë me të nisur pjesën e dytë, me Rodrygon (48′) që tundi rrjetën e Alaves.
Duke e pasur nën kontroll tërë lojën, mbrojtja e “Mbretërve” bëri dy gabime trashanike 10 minuta pa mbaruar ndeshja.
Në dy minuta, 85 dhe 65, Alaves shënoi dy herë, duke i rikujtuar Real Madridit se kundërshtari nuk bën të nënvlerësohet asnjëherë.
Benavidez dhe Garcia ishin golashenuesit e Alavesit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3:2.
Ndeshjen e radhës, Real Madridi udhëton për në “Civitas Metropolitano”, ku e pret Atletico Madrid.
Ndërkaq, Alaves do të jetë musafir i Getafes./Indeksonline/