75 Mall Live Search
08:06 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / MSH

Policia spanjolle arreston shqiptarin që kultivonte mbi 2000 rrënjë kanabisi

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u zbulua se kishte kultivuar rreth 2500 rrënjë kanabisi.

Pasi Garda Civile ishte informuar se në një zonë të Jumilla-s ndodhej një shtëpi me kate nëntokë ku kultivohej lënda narkotike dhe me nisjen e operacionit, ranë në gjurmët e shqiptarit.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit policia sekuestroi bimët e kanabis-it, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.