Zyrtare: Mbappe humb tri superndeshje shkaku i lëndimit

Kylian Mbappe pritet të mungojë tri javë për shkak të lëndmit që e mori mbrëmë në ndeshjen ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi i Kombëtares së Francës pësoi një lëndim në fitoren e Real Madridit 3:2 ndaj Alavesit në La Liga, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi skuadra e Realit dhe tashmë është mësuar se futbollisti mungon në tri ndeshje tejet të rëndësishme.
Ndaj Atletico Madrid, Lille dhe Valladolidit.
Por, sulmuesi francez pritet të rikthehet në “El Clasico” për ndeshjen ndaj Barcelonës që zhvillohet në tetor./Indeksonline/
🚨⚪️ Real Madrid confirm that Kylian Mbappé suffers an injury to the femoral biceps of his left leg.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 25, 2024
He will be out for the next 3 weeks, set to miss games against Atlético Madrid, Lille and Valladolid. pic.twitter.com/Kb8u7TAPI2