75 Mall Live Search
23:25 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / S Z

Ambasadori Malaj e pret homologun nga BE-ja: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë pa vonesa

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluat një takim me homologun e tij nga BE-ja, Aivo Orav.

Malaj thotë se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme për bashkëpunimin tonë dhe Kosovën.

“Ky ishte takimi i parë me Ambasadorin Orav ku përmes një bashkëbisedimi shumë të hapur theksuan nevojën për avancimin e shpejtë të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke evidentuar faktin se avancimi i Dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së”.

“Integrimi në BE i vendeve tona do të sjellë sigurinë dhe mirëqenien shumë të dëshiruar në rajon”, ka shkruar Malaj në Facebook.