Arrestohet një person në Fushë Kosovë, kishte urdhërarrest aktiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti pas verifikimit ka pasur urdhëresë active.
Sipas policsë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.
Njëri nga zyrtarët policisë ka pësuar lëndime trupore, përshkak së i dyshuari ka rezistuar në arrestim.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës.
“Fushë Kosovë 25.09.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti gjatë verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresë aktive. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me që rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/