75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / G T

Me Statovcin s’i eci, Flamurtari bëhet me trajner të ri

Skuadra nga Prishtina, Flamurtari bëhet me trajner të ri pas largimit të Faruk Statovcit.

Te skuadra “kuqezi” trajner është emëruar ish-futbollisti i njohur në futbollin kosovar, Erdin Hashani, shkruan Indeksonline

“Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shumë të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.

“Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimn e klubit

Kujtojmë se Flamurtari është me zero pikë në Ligën e Parë të Futbollit kosovar./Indeksonline/