75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / FR

Kuvendi dështoi t’i votonte tri marrëveshje ndërkombëtare, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca

Gjatë seancës së sotme të Kuvendin të Kosovës ka dështuar votimi i tri marrëveshjevë ndërkombëtare.

Për votimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efikasitetin fiskal, konkurrueshmërisë dhe rritjen e gjelbër”, nuk pati kuorum. Kjo për shkak të mospjesëmarrjes së plot të deputetëve, e që vetëm 71 ishin të pranishëm.

Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore, nuk kaloi si shkak që nuk kishte kuorum.

Po ashtu dështoi edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë midis Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.