75 Mall Live Search
15:37 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Feronikeli – Partizani, kështu u mbyll ndeshja (Foto)

Skuadra e re e Ismet Munishit, Feronikeli ka barazuar 2 me 2 kundër Partizanit B.

Ish-kampioni i Superligës e nisi mjaftë mirë këtë ndeshje, pasi në minutën e 25’të, Mark Milicaj kaloi mysafirët në epërsi, shkruan IndeksOnline.

Në minutën e 71’të skuadra shqiptare barazoi 1 me 1, me anë të Gjeçit, kurse në minutën e 89’të kaloi në epërsi për herë të parë me anë të Kumanovas.

Për ta barazuar rezultatin në fund të ndeshjes, shënoi Maliqi.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë me në krye ish-trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishi./IndeksOnline/