Reali nuk e lejon Mbappen të jetë prezent në “Metropolitano” për derbin ndaj Atletikos

Sonte do të zhvillohet derbi madrilen, mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit.
Ndeshja zhvillohet në “Civitas Metropolitano”, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kylian Mbappe, për shkak të lëndimit që pësoi disa ditë më parë.
Sulmuesi francez dëshironte të ishte prezent në stadium për ta mbështetur skuadrën e tij, por sipas asaj që raporto “L’Equipe”, klubi mbretëtor nuk e ka lejuar.
Reali dëshiron që të shmang ndonjë incidentë në tribunat e “Metropolitanos”./IndeksOnline/