75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 29 Shtator 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Gjilani – Prishtina dhe Feronikeli ’74 – Malisheva

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 7-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen mes Gjilanit dhe Prishtinës, rezultati pas 45 minutave është i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline.

Albin Krasniqi kaloi bardhekaltërit në epërsi në minutën e 22-të.

Shifrat i barazoi, Kushtrim Shabani, me golin e shënuar në minutën e 36-të.

Në ndeshjen tjetër mes Feronilelit ‘74 dhe Malishevës, pjesa e parë u mbyll pa gola./IndeksOnline/