75 Mall Live Search
14:50 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / k.v

Policia në Shtime me aksion për të larguar veturat nga trotuaret (Foto)

Policia e stacionit në Shtime ka nisur sot një aksion në rrugët e qytetit për largimin e veturave nëpër vendparkime të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.

Ky aksion ka ardhur nga disa ankesa të qytetarëve të Shtimes, të cilët vazhdimisht janë ankuar se shoferët e ndryshëm po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuar për ta.

Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga vendparkime të parregullta.

Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejtuesit e automjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion, kryesisht për vendparkime të parregullta.

Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jenë të lira për këmbësorët.