Mosekzekutimi i pagave nga Qeveria, Manaj i LDK-së: Zgjohuni nga gjumi praktikantë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave nga Qeveria, për zyrtarët publikë.
Manaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se mos ekzekutimi i pagave në sektorin publik është dështim i radhës i Qeverisë.
“Mos ekzekutimi i pagave në sektorin publik, dështim i radhës i Qeverisë. Papërgjegjësi totale!
Si në fillim, ashtu edhe në fundin e mandatit të saj të plotë, kjo Qeveri nuk arriti të krijojë kuadro, por mbeti Qeveri e praktikantëve’, ka shkruar ai.
“Zgjohuni nga gjumi PRAKTIKANTË, me 9 shkurt do të përballeni me verdiktin e qytetarëve të Republikës. Vota është arma me e fortë në demokraci”, ka thënë Manaj./Indeksonline/