75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 01 Tetor 2024 / A. M.

“Po shpresoj që sot kanë me na dalë rrogat”, “vonohen, s’ki çka ban”, punëtorët e shtetit në ankth, duke pritur pagat!

Shërbyesit civilë ende nuk kanë marrë pagat.

Punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës sot janë “zgjuar” me shpresën që do t’u ekzekutohet pagesa.

Nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike.

Indeksonline u sjell disa intervista me punonjës të qeverisë (objekti ish-Rilindjes):